Ballina, Lajme, Shqipëri

ARSYEJET PSE META REFUZOI DEKRETIMIN E CAKAJT

Presidenti Ilir Meta refuzoi dekretimin e Gent Cakajt si Ministër i Jashtëm i Shqipërisë, I cili ishte propozuar për ministër nga kryeministri Edi Rama. Propozimi ky që kishte nxitë  mjaft debate në arenën politike shqiptare.

Sipas dokumentit të refuzimit dërguar Edi Ramës, Meta ka përmendur një sërë elementësh sic janë përvoja politike, diplomatike e administrative,  të cilat sipas tij nuk i posedon Cakaj për të marrë pozitën e kryediplomatit shqiptar.

Meta ndër të tjera përmend edhe qëndrimet e dhëna së fundmi nga ana e Cakajt në lidhje me çështjen e kufijve mes Kosovës e Serbisë.

“Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturit korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perendimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e daj nga MPJ”, shkruan me të tej në letrën e Metës.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads