Home Ballina Arrestohen dy persona në Prishtinë për tentim vrasje

Arrestohen dy persona në Prishtinë për tentim vrasje

16
0
SHARE

Policia në Prishtinë ka arrestuar dy persona të dyshuar për një rast vrasje në tentativë i cili ka ndodhur të dielën

Rasti ka ndodhur të dielën në rrugën Garibaldi në Prishrinë, ku lëndime nga arma e ftohtë (thikë), lëndime trupore kanë marrë dy persona të cilët janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim mjekësor.

“Që nga dita e raportimit të rastit, hetuesit rajonal të Prishtinës, kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, të cilat kanë rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e dy personave të dyshuar: V. S, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe D. S, mashkull, 18 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës”, bën të ditur policia përmes një komunikate.

Po ashtu bëhet e ditur se personat e dyshuar po mbahen në qendrën e ndalimit, ata do të dërgohen në institucionet kompetente pas përfundimit të veprimeve të nevojshme hetimore dhe procedurale, që do të ndërmerren nga ana e hetuesve.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of