Home Ballina Anulimi i zgjedhjeve, Gjata: Ja pse dekreti i Metës nuk ankimohet

Anulimi i zgjedhjeve, Gjata: Ja pse dekreti i Metës nuk ankimohet

78
0
SHARE

Njohës i Kushtetutës, ish-kryetar i KQZ, aktualisht Sekretar Ligjor i PD, Çlirim Gjata, ka komentuar në Syri Tv përballë moderatorit Bledian Koka, vendimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta për anulimin e 30 qershorit si datë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale. Sipas Gjatës, vendimi i kreut të shtetit doli në momentin e duhur si një vendim nga pozicioni i tij kushtetues për ruajtjen e unitetit kombëtar, sepse dha zgjidhje duke shmangur përplasje të mëdha gjatë protestës së djeshme të opozitës. Anulimi i zgjedhjeve, tha Gjata, shmang përplasjen civile të cilës i druheshin të gjithë më 30 qershor.

“Doli në momentin e duhur, në kohën dhe vendin e duhur. Qetësoi qytetarët të djeshëm pasi në darkë mund të ndodhin gjëra të rënda, se edhe PD e ka jashtë kontrollit. Shmangu edhe përplasjen civile. Më 30 qershor nuk do të ketë më përplasje civile. Presidenti me këtë veprim luajti rolin e tij Kushtetues, si mbrojtës i unitetit kombëtar. Dhe dje këtë bëri. Shmangu përplasjen më 30 qershor, sepse nuk do të ketë zgjedhje. Ka vepruar në mënyrë presidencialiste, ose po ta themi në gjuhë gazetareske ka vepruar si burrë shteti”, u shpreh Gjata.

Por a ka bazë kushtetuese dekreti i anulimit të zgjedhjeve. Çlirim Gjata shprehet: “Dekreti i Presidentit, për anulimin e 30 qershorit, pse them që është Kushtetues. Sepse, presidenti është i vetmi që nxjerr dekrete, dhe automatikisht ka të drejtë edhe të anulojë. Edhe Gjykata Kushtetuese arsyeton a është Kushtetuese apo jo dhe nuk merret me politikën. Pra, presidenti nxjerr dekretin dhe e anulon. Presidenti nuk mund ta anulojë kur ka një organ tjetër që e shqyrton, siç është p.sh kur presidenti kthen një ligj, atë ai nuk mund ta anulojë, pasi e shqyrton Parlamenti”.

Por a mund të ankimohet vendimi i Metës? Çlirim Gjatë thotë se për dekretet shprehet vetëm Presidenti dhe asnjë organ tjetër nuk mund të gjykojë vendimin e tij, me përjashtim të Gjykatës Kushtetuese, e cila sot është jashtë funksionit.

“Aktet me karakter individual ankimohen në Gjykatë Administrative. Dekreti për zgjedhjet nuk është me karakter individual, por është një element Kushtetues. Kështu që, po vetë e anulon. Nuk mund ta caktosh në Gjykatë sepse nuk i drejtohet një invididi të caktuar, nuk e merr KQZ në shqyrtim, nuk e merr Parlamenti në shqyrtim. Në rrethana lufte, tërmeti do bëhen zgjedhje? Përplasja civile është një rrethanë dhe rrethanat i vlerëson Presidenti. E dini ju pse presidenti nuk ka asnjë detyrim që të tregojë shkaqet për një dekret të caktuar? Presidenti nuk është institucion juridik-teknik.

Presidenti është institucion politiko-kushtetutes, ai bën interpretimin e Kushtetutës siç e di ai, e para për ruajtjen e unitetit kombëtar dhe e dyta është çështja 90 pika 1 e Kushtetutës ku thotë askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari presidentit apo ta vendosë përpara përgjegjësisë… Do të thotë se asnjë  instituciuon nuk mund t’i kërkojë llogari presidentit për aktet e veta. Nëse nuk jemi dakord, shkojmë në Gjykatë Kushtetuese, për të cilën më mirë të mos flasim”, tha Gjata, duke iu referuar faktit se Gjykatë Kushtetuese është sot jashtë funksionit. “Gjykatën Kushtetuese ta gjejë kryeministri me gjenitë e tij të Reformës në Drejtësi”.

A ka të drejtë Meta të dekretojë datë të re për zgjedhjet? Çlirim Gjata thotë se këtu ka nevojë për marrëveshje dhe marrëveshje për opozitën është largimi i Edi Ramës. “Presidenti ka vendosur të anulojë dekretin për datën e zgjedhjeve për shkak të kësaj rrethane. Pa rënë shkaku, pra pa iku kriza politike, pse ka rënë ky dekret, nuk mund të nxjerrë dekret tjetër. Topi është politikisht në derën e Edi Ramës. Ai duhet të ulet për marrëveshje, marrëveshje është largimi i tij”./Syri TV

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of