Ballina, Kosovë, Lajme

ANËTARI SERB I PDK-SË QË KISHTE PARALAJMËRUAR VETËVRASJE, KA NJË KËRKESË PËR QEVERINË

Anëtari serb i Partisë Demokratike të Kosovës, Bojan Bozhoviq, i ka drejtuar një letër të hapur Qeverisë së Kosovës ku lutet që t’i mundësohet zgjatja e kontratës së punës me Telekomin e Kosovës.

Ai ka njoftuar se kontrata e tij përfundon me 3 janar 2019.

“Shpresoj që do ta merrni në konsiderim gjendjen time, dhe se do të hasë në mirëkuptimin tuaj”, ka shkruar Bozhoviq në Facebook.

Bojan Bozhoviq ka qenë gazetar dhe ish-bashkëpunëtor i AKI-së në Kosovë.

Në muajin shtator Bozhoviq kishte kërcënuar se do të kryente vetëvrasje nëse nuk do t’i vazhdohej kontrata e punës.

Këtë veprim, Bozhoviq thoshte se do ta marrë pas ndërprerjes së kontratës së punës nga Telekomi i Kosovës, ku po punonte qe 7 muaj, siç ka thënë me kontratë mbi vepër.

Letra e plotë e Bojan Bozhoviqit: 

Letër drejtuar Qeverisë së Kosovës 

Në këtë ditë pas dhjetë muaj burgim dola nga kazamata serbe CZ ne Beograd dhe u ktheva në Kosovë. 

Gjashtë vite pas rrahjes brutale nga policia e Serbisë, unë ende po vuaj pasojat shëndetësore, vetëm sepse isha gazetar i Klan Kosovës, dhe më vonë bashkëpunëtorë i AKI-së. Keqtrajtimet çnjerëzore nga ana e policisë, më lanë me disa brinj të thyra, dhe me shumë operime në Qendrën Mjeksore Ushtarake (VMA) në Beograd. 

Ndonëse kanë kaluar shumë vite, unë ende i vuaj pasojat e thyerjes së brinjëve, duke pësuar infektime të plagëve të qepura, si dhe infektime të veshkave. Me gjithë shëndetin e dëmtuar, unë i mbetem besnik Kosovës, dhe përpiqem të kontribuj në zhvillimin e shtetit tim, Kosovës, aq sa më lejon shëndeti. 

I lutem Qeverisë, që të ketë parasysh gjendjen time, dhe të më mundësojë zgjatjen e kontratës së punës me Telekomin e Kosovës. Kontrata ime përfundon me tre janar 2019. Shpresoj që do ta merrni në konsiderim gjendjen time, dhe se do të hasë në mirëkuptimin tuaj. 

Me nderime të sinqerta, Bojan Bozhoviq 

P.S. Për ta pasqyruar gjendjen time shëndetësore, po bashkangjes disa fotografi ku shihen disa plagët e marra nga dhuna e policisë serbe ndaj meje. 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads