Futboll, Sport

Ancelotti: Dy herë isha afër kthimit në Milan

Carlo Ancelotti e ka zbuluar se ka qenë afër kthimit në Milan si trajner dy herë, duke përfshirë edhe stinorin e kaluar pas largimit nga Bayern Munich.

Ancelotti sa ishte trajner i Milanit për tetë vjet arriti ta fitojë dy herë Ligën e Kampionëve dhe një titull të Serie A-së, dhe është përfolur disa herë për t’u rikthyer në kampin kuqezi, aty ku ka qenë edhe lojtar, transmeton Gazeta Express.

“Kur u largova nga Real Madridi më telefoni Adriano Galliani, mirëpo unë kisha një problem me shpinën”, ka thënë Ancelotti.

“Pasat edhe një herë tjetër kur Fassone më telefoni pas u largova nga Bayerni”.

Ancelotti gjatë verës mori drejtimin e skuadrës së Napolit, duke zër vendin e Maurizio Sarrit, i cili shkoi në Chelsea.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads