Home Kronika e zezë Ana tjetër e medaljes, flet vëllai i njërit prej të arrestuarve për...

Ana tjetër e medaljes, flet vëllai i njërit prej të arrestuarve për përdhunimin e të miturës shqiptare(VIDEO)

192
0
SHARE

Përdhunimi dhe ideja për ta trajtuar si protitutë të miturën 13 vjeare nga Kavaja janë vetëm një anë e shëmtuar e ngjarjes që ka tronditur opinionin publik shqiptar, kurse në anën tjetër të medaljes janë prindërit e fëmijëve të arrestuar, 7 adoleshentë, të cilët flasin për një tjetër rrjedhë të historisë.

Njëri prej familjarëve të të arrestuarve, vëllai i njërit prej djemve që akuzohet se ka kryer marrëdhënie me vajzën e mitur, shprehet se i vëllai i është përbetuar se nuk ka konsumuar asnjë lloj akti seksual me vajzën. Në një intervistë për emisionin Open mbrëmjen e djeshme, vëllai i njërit prej të arrestuarve u shpreh se i mituri i është shtrirë në këmbë duke i thënë se nuk ka bërë asgjë me vajzën. Vëllai i të akuzuarit ka folur me vështirësi teksa zëri i dridhur dhe lotët nuk i kanë pushuar.

“Herën e parë e mbajtën 8 orë në komisariat e morën në pyetje dhe e liruan. E lanë 2 ditë të lirë. E mora më vete, me makinë shkuam në Durrës, e pyeta në të gjitha mënyrat. Nëse do ta kishte bërë ai do e fusja vetë brenda. Mu shtri para këmbëve dhe u betua se nuk e kishte bërë. Më tha që ai… i kishte dërguar videon dhe vajza i kishte shkruar për ta takuar. Më pas e ka mbyllur bisedën. Ai nuk ka bërë asgjë”, tha ai për “Open”./Express

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of