Home Ballina Ambasadori Scott: Zgjidhja përfshin njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë – është...

Ambasadori Scott: Zgjidhja përfshin njohjen reciproke të Kosovës dhe Serbisë – është paraqitur edhe në letrën e Trumpit

89
0
SHARE

Ambasadori i SHBA në Serbi, Kyle Randolph Scott, ka deklaruar se zgjidhja Kosovë – Serbi është e përshkruar në letrën e presidentit amerikan, Donald Trump, që ua ka dërguar Thaçit e Vuçiqit.

Scott tha të enjten se “një zgjidhje gjithëpërfshirëse për çështjen e Kosovës duhet të përfshijë njohjen reciproke” të Serbisë dhe Kosovës.

“E gjitha varet nga ju”, tha Scott, shkruan balkans.aljazeera.

I pyetur nëse do të këtë presion mbi Serbinë në muajt e ardhshëm, ambasadori e ka mohuar një gjë të tillë.

“Por, sa i përket presionit të ri, jo, presim që të gjitha palët të kthehen në tryezën e negociatave, dhe sa i përket marrëveshjes, gjithçka varet nga të dyja palët”, përfundoi Scott./

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of