Futboll, Sport

Allegri: U desh të menaxhojmë më mirë epërsinë, kemi gjithçka që na nevojitet të kalojmë në fazën tjetër

Sipas Massimiliano Allegrit, Juventusi e kishte në dorë mundësinë që të menaxhonte më mirë lojën dhe të kalonte tutje. 

Bianconerët e nisën shkëlqyeshëm ndeshjen duke shënuar dy herë brenda 10 minutave.

“Ishte ndeshje e mirë, Juve bëri disa gabime, por kjo edhe falë lojës së kundërshtarit”.

“Gigi Buffon bëri pritje të madhe, kishim rastin ta qonim ndeshjen në 3-0  dhe pasi humbëm edhe një penallti. E dinim që ishte e vështirë, tani në ndeshjen e dytë duhet të provojmë të fitojmë”.

“Është gjë e rëndë që nuk fituam, por kemi gjithçka që të na kualifikojë në fazën tjetër”.

“Tottenhami është ekip fizik dhe teknik. Përveç pritjes së Buffon dhe golave, ata nuk kishin raste të tjera. Ne humbëm topin në mbrojtje dhe pësuam gola”.

Juventusu u paraqit në këtë ndeshje me formacionin 4-2-3-1 dhe kishte shumë mungesa si Paulo Dybala, Juan Cuadrado, Blaise Matuidi, Andrea Barzagli, Stephan Lichtsteiner dhe Benedikt Howedes.

“Dybala dhe Matuidi do të rikthehen për ndeshjen e dytë,por ka kohë pothuajse edhe një luaj dhe në duhet të fokusohemi për ndeshjen me Torinon që e zhvillojmë në vikend”, ka thënë Allegri.

Ndeshja kthyese mes Tottenhamit dhe Juventusit zhvillohet në Wembley me 7 mars.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads