Home Ballina Allegri: Juve është dashur ti shënojë katër gola

Allegri: Juve është dashur ti shënojë katër gola

26
0
SHARE

Massimiliano Allegri beson se Juventus është dashur “ti shënoi tre apo katër gola në pjesën e parë”, pasi që ai u mposht nga Manchester United, por “ata humbën ndeshjen më të rëndësishme të sezonit”

Cristiano Ronaldo me në fund shënoi gol me vole pasi që Sami Khedira dhe Paulo mDybala goditi shtyllën, por në minutat e fundit goditja e lirë e Juan Mata derisa një autogol i Alex Sandros i kthej gjërat në të mirë të mysafirëve.

“Është një humbje zhgënjyese, sepse skuadra luajti mirë. Ne kemi nevojë që të përmirësojmë finalizimin, sepse ne nuk arritëm ta përfundojmë një lojë që ishte me e mirë për ne”, tha Allegri për Sky Sport Italia.

“Ne e dinim që me Marouane Fellaini në fushë ne nuk duhej të shkaktonim goditje të lira, por ne e kemi bërë shumë këtë sezon, duke shkaktuar shumë ndërhyrje që dërgonin në goditje të lira”.

“E vetmja mënyrë që Manchester United do të shënonte ishte nga ndërprerjet dhe ne ua dhamë atyre këtë mundësi”.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of