Home Futboll Alisson tregon pse e zgjodhi Liverpoolin para Chelsea

Alisson tregon pse e zgjodhi Liverpoolin para Chelsea

17
0
SHARE

Portieri i Brazilit ju bashkua liderëve të Premier Ligës në verë nga Roma, duke e zgjedhur atë para klubit londinez

Alisson ka treguar se historia e Liverpoolit ka luajtur rolin kryesor në vendimin e tij dhe kjo është njëra prej arsyeve pse ai kaloi aty para Chelsea.

Braziliani është bërë portieri më i shtrenjtë në histori këtë verë kur ai ju bashkua Reds nga Roma për 65 milionë funte.

Në një intervistë për FourFourTëo, Alisson ka shpjeguar arsyet pas vendimit të tij që të luaj në Anfield në vend të Stamford Bridge.

“E zgjodha Liverpoolin për të njëjtat arsye kur shkova në Romë dhe e lashë për herë të parë Brazilin-mendova që do të ishte një lëvizje e mirë për karrierën time”, tha 26 vjeçari.

“Chelsea ishin duke e ndryshuar menaxherin e tyre dhe nuk luanin as në Ligën e Kampionëve”.

Përveç kualifikimit në garën e top klubeve në Europë dhe karrierës së tyre menaxheriale, Alisson po ashtu ka theksuar se Reds janë njëra prej skuadrave historikisht më të trofeshme në Europë.

Reds kanë fituar pesë tituj europian, në krahasim me Chelsea që e ka fituar një. Ata po ashtu kanë fituar 18 herë ligën në Angli, kurse Chelsea gjashtë.

“Unë gjithmonë e kam adhuruar historinë e Liverpoolit”, ka vazhduar Alisson.

“Ky klub ka pesë tituj të Ligës së Kampionëve në vitrinën e tyre. Me të vërtetë dëshiroja që të jem pjesë e historisë së tyre”.

“Isha shumë afër për të fituar trofe me Romën kurse tani po punoj shumë që kjo të ndodh me Liverpoolin”.

“Çfarë është jeta nëse nuk lufton që ëndrrat ti bëni realitet? Ëndërroj që ta fitoj Ligën e Kampionëve”.

Liverpool është katër pikë para Cityt në Premier Ligë kurse në Ligën e Kampionëve do të luaj kundër Bayern Munich në 1/8 e finales në fillim të muajit të ardhshëm.

 

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of