Ballina Uncategorized Alisson: Duhet të mendojmë për kampionatin, ndaj Milanit për fitore

Alisson: Duhet të mendojmë për kampionatin, ndaj Milanit për fitore

333
0
SHPËRNDAJE

Roma ka pësuar humbje 2-1 në ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Shakhtar Donetsk.

‘Giallorosët’ ishin në epërsi pas pjesës së parë por vendasit e rikthyen ndeshjen në të mirë të vetën.

Por tani djelmoshat e Eusebio Di Francescos si duket e kanë harruar atë humbje dhe po mendojnë për kampionatin.

Portieri i Romës, braziliani Alisson ka thënë se vëmendja e të gjithë futbollistëve është në Serie A.

“Tani më kemi lënë mbrapa atë humbje ndaj Shakhtarit dhe jemi të fokusuar në Serie A”.

“Ne jemi duke bërë mirë në kampionat dhe duhet të vazhdojmë serinë e fitoreve”.

“Na pret një ndeshje tejet e vështirë ndaj Milanit dhe besoj fuqishëm se do t’i marrim pikët e plota nga kjo përballje”, ka thënë Alisson.

Roma ka arritur t’i marrë tri fitore radhazi duke u ngritur në pozitën e tretë në tabelë.

Ndeshja mes dy rivalëve të Serie A, Romës dhe Milanit zhvillohet të dielën me fillim nga ora 20:45.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments