Ballina ShowBiz Albërie Hadërgjonaj ‘lë muzikën’, kjo është puna që bën në Amerikë

Albërie Hadërgjonaj ‘lë muzikën’, kjo është puna që bën në Amerikë

279
0
SHPËRNDAJE

Këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj ka zbuluar profesionin e saj të vërtetë.

Prej vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Albëria i është dedikuar një tjetër fushe, larg muzikës.

Albëria është tashmë një agjente e pasurive të paluajtshme në një nga kompanitë më të suksesshme të kësaj natyre në Shtetet e Bashkuara.

Nëpërmjet disa fotove dhe videove të postuara në rrjetet sociale ajo ka treguar se tashmë është pjesë e një agjensie shitjesh.

“Doja të ndaja eksperiencën time me ju. Dua ti them çdo gruaje që vjen e friksuar se nuk mund t’ja dali në këtë vend të mrekullueshëm, kini besim te vetja juaj”- ka shkruar ajo.

Albëria ka ndarë me fansat CV-in e saj e cila përmban një përmbledhje të të gjithë eksperiencës dhe trajnimeve që artistja ka realizuar për të pasur një vend të tillë pune.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments