Home Futboll Alarmohet Real Madridi

Alarmohet Real Madridi

39
0
SHARE

Sirenat e alarmit kanë rënë në Real Madrid, pasi dy yjet e klubit, Luka Modric dhe Gareth Bale u përballen me lëndime në ndeshjen mes Kroacisë dhe Uellsit të dielën mbrëma në Kardif.

Modric u detyrua ta braktisë fushën nën shoqërimin e ekipit mjekësor në barazim e Kroacisë 1:1 me Uellsin, duke mos qenë në gjendje të shkelë me këmbën e djathtë, transmeton Gazeta Express.

Modric u rikthye në Spanjë i lënduar edhe nga ndeshjet e kaluara me Kombëtaren, dhe iu deshën 16 ditë për t’u rikuperuar.

“Sipas doktorëve, Modric mori një goditje të dhimbshme në këmbën e djathtë”, tha Nikola Jerkan, anëtari i stafit mjekësor të Kroacisë.

“Është logjike që njerëzit të brengosen për El Clasico, por nuk duket shumë keq”, shtoi ai.

Trajneri i të bardhëve Zinedine Zidane do të ketë kokëçarje, duke ditur se edhe mesfushori tjetër, Toni Kroos, është i lënduar dhe duke u rikuperuar momentalisht.

Ndërkohë, edhe Gareth Bale pati probleme gjatë takimit të mbrëmshëm edhe pse qëndroi në fushë gjatë gjithë ndeshjes.

Anësori shënoi gol në një natë që u pa qartë se diçka e shqetësonte, dhe la të kuptohej se kishte dhimbje në këmbën e majtë.

“Bale vuajti nga një ngërç i vogël por deshi ta vazhdojë lojën”, tha trajneri i Uellsit Ryan Giggs.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of