Ballina Ballina Alarmohet FSK’ja: Shkon në mbi 40 numri i serbëve të larguar

Alarmohet FSK’ja: Shkon në mbi 40 numri i serbëve të larguar

267
0
SHPËRNDAJE

Metro mëson se numri i serbëve të larguar ka shkuar ne 40 dhe për ta po punohet të kthehen.

Sipas burimeve brenda FSK’së, udhëheqësit e kësaj force dhe Ministria po ndihen në siklet dhe janë duke tentuar të ndalin këto largime.
“Zyrtarisht vetëm 8 serbë kanë kërkuar largimin, mirëpo janë mbi 40 që janë larguar në mënyrë kolektive por akoma s’kanë bërë kërkesë”, thonë burimet e Metros.

E largimi i këtyre serbëve nuk është konfirmuar nga Ministria akoma pasi këta serbë edhe nuk kanë bërë kërkesë, mirëpo edhe duhet të kalojë një muaj mungesë për t’u llogaritur një pjesëtar si i larguar nga FSK.

Sidoqoftë, këto largime po konsiderohen si presion nga Beogradi ndaj popullsisë serbe në Kosovë, për të dëmtuar kështu shtetësinë e Kosovës në prag të krijimit të ushtrisë.

Ndryshe, këta pjesëtarë serbë të FSK’së ishin sulmuar me bomba në shtëpi e tyre në veri, si presion ndaj futjes së tyre në FSK.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments