Home Ballina AKSION NË VERI TË KOSOVËS, ARRESTOHEN TRE PERSONA

AKSION NË VERI TË KOSOVËS, ARRESTOHEN TRE PERSONA

99
0
SHARE

Një aksion policor është zhvilluar mëngjesin e hershëm në veri të Mitrovicës.

Cak i këtij aksioni ka qenë kapja e disa personave të dyshuar për veprën penale “Krim të organizuar” dhe “Keqpërdorim te pozitës zyrtare”.

Këtë e ka konfirmuar për Insajderin, zv.drejtori i policisë së Kosovës në Veri Besim Hoti.

“Drejtoria Rajonale e Veriut përkatësisht hetuesit policore kanë pasur një aksion për identifikimin e personave të dyshuar për grabitje, ku kanë udhëhequr hetimin për muaj me radhë dhe ka mbledhur  dhëna të mjaftueshme për kryesit e mundshëm dhe sot në mëngjes kanë shoqëruar në stacion policorë tre persona të dyshuar për përfshirje të mundshme për grabitje, procesi është duke vazhduar”./Insaideri/

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of