Ballina Lajme Ahmeti prezanton pemën artificiale, punuar nga studentët e Fakultetit Teknik

Ahmeti prezanton pemën artificiale, punuar nga studentët e Fakultetit Teknik

302
0
SHPËRNDAJE

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka prezantuar pemën artificiale të punuar nga studentët e Fakultetit Teknik, dega e inxhinierisë së Ambientit dhe Mekatronikës.

Ai këto sqarime i ka bërë në profilin e tij në Facebook ku ka theksuar se këto pemë janë të barabarta me mbledhjen e 70 drunjve.

“Është 100 për qind made in Kosova. Ka bimët adekuate, sistemin e ujitjes dhe mbijeton stinët e ndryshme. Koston e ka shumëfish më të ulët se të njëjtat në qytetet Evropiane.

“Të parën e vendosëm në Sheshin “Zahir Pajaziti”, e tani po shohim mundësitë e zhvillimit të mëtutjeshëm në vende tjera dhe në madhësi. Zemra mal me kreativitetin e rinisë sonë, dhe shpresoj në regjistrimin e shpejt të patentit nga studentet e mrekullueshëm”, ka theksuar Ahmeti. /Telegrafi/

Shpend Ahmeti:

Ky inovacion është i barabartë me mbjelljen e 70 drunjve. Është 100 përqind made in Kosova. Ka bimët adekuate, sistemin e ujitjes dhe mbijeton stinët e ndryshme. Koston e ka shumëfish më të ulët se të njejtat në qytetet Evropiane. E punuar nga studentet e Fakultetit Teknik, dega e inxhinerisë së Ambientit dhe Megatronikës. Në bashkëpunim me UNICEF dhe Komunën tonë.

Të paren e vendosëm në Sheshin Zahir Pajaziti e tani po shohim mundësitë e zhvillimit të mëtutjeshem në vende tjera dhe në madhësi.

Zemra mal me kreativitetin e rinisë sonë, dhe shpresoj ne regjistrimin e shpejte te patentit nga studentet e mrrekullueshem.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments