Ballina Ballina AGK mban protestë me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”

AGK mban protestë me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”

299
0
SHPËRNDAJE

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës organizon një protestë në ora 11:00 në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Protesta mbahet në Ditën botërore të lirisë së shtypit, 3 Maji me moton “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”.

Në këtë datë është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit dhe tema e sivjetme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) është “Të mbajmë pushtetin nën kontroll: Media, Drejtësia dhe Sundimi i Ligjit” dhe rëndësia i kushtohet rolit të gjyqësorit të pavarur që siguron garanci ligjore për lirinë e shtypit dhe ndjekja ligjore e krimeve kundër gazetarëve.

AGK po ashtu ka në orientimin e saj që të përmirësoj dhe rris bashkëpunimin me institucionet e sigurisë dhe drejtësisë dhe pikërisht për këto çështje do të protestohet me moton: “Mosndëshkimi vret lirinë e shprehjes”.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments