Home Futboll Agjenda e Man Unitedit: Ndeshjet që do ta definojnë sezonin e Solskjaer

Agjenda e Man Unitedit: Ndeshjet që do ta definojnë sezonin e Solskjaer

79
0
SHARE

Ole Gunnar Solskjaer është bërë pretendenti kryesor për pozitën e trajnerit të Manchester Unitedit për sezonet e ardhshme, pasi që ka bërë një punë të mrekullueshme që kur u emërua përkohësisht në këtë pozitë, më 19 dhjetor të vitit të kaluar.

Pas rënies drastike në formë që Manchester Unitedi e kishte përjetuar në fillim të këtij sezoni, me Jose Mourinhon, norvegjezi e ka frymëzuar një transformim mbresëlënës e të shpejtë dhe shumë lojtarë kanë ndryshuar 100 për qind për të mirë, transmeton Gazeta Express.

Solskjaer arriti t’i fitojë tetë ndeshjet e para si trajner i Manchester Unitedit dhe përderisa disa mund të thonë se ndeshjet e para nuk i kishte të vështirë në letër, kjo është një statistikë që as Sir Alex Ferguson nuk e ka arritur.

Ecuria e ndeshjeve pa disfatë e “Djajve të kuq” zgjati për 11 ndeshje në të gjitha garat. Disfatën e parë ia shkaktoi Paris Saint-Germaini të martën, në kuadër të Ligës së Kampionëve, kur fitoi me rezultat 2:0.

Mënyra se si përgjigjen Solskjaer dhe lojtarët e tij ndaj kësaj disfate do ta definojë sezonin e Manchester Unitedit dhe do të tregojë se sa është përmirësuar me të vërtetë skuadra e klubit.

Tabela më poshtë e tregon agjendën e ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni për Manchester Unitedin. Megjithatë, kjo listë mund të ndryshojë nëse Manchester Unitedi arrin të kalojë më tej në FA Cup dhe në Ligën e Kampionëve.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of