Ballina, Jetë

Afrim Zabeli, piloti i parë i FSK-së

Një ditë para momentit historik, kur pritet të votohen ligjet që e shndërrojnë FSK-në në ushtri, ka diplomuar edhe piloti i parë i kësaj force, Nëntogeri Afrim Zabeli.

Këtë lajm e ka bërë dje të ditur ekskluzivisht në Info Magazine edhe zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani.

“Më 14 dhjetor do të festojmë edhe një element tjetër, që është diplomimi i parë i pilotit të helikopterëve të FSK-së”.

Ndërsa sot për këtë ngjarje ka shkruar Naim Haziri, shefi i Shtabit në Komandën e Forcave Tokësore, i cili edhe ka ndarë disa fotografi nga ceremonia e diplomimit.

Më poshtë shkrimi i plotë i Naim Hazirit:

Ndjenjë e veçantë krenarie në diplomimin e Pilotit të parë të FSK-së, Nëntoger Afrim Zabeli.

Sukseset e panumërta të FSK-së dhe ngritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona tash përfshijnë edhe pilotin e parë.

E ardhmja e FSK-së, e ardhmja e Kosovës.

Përgëzova pilotin … dhe në emër të institucionit tonë shpreha përkushtimin për profesionalizimin e mëtejshëm të FSK-së.

Ky fund i vitit 2018 po shënohet me data e ngjarje të papërsëritshme.

Urime Kosovë!

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads