ShowBiz

Adelina kritikon “T’iqet” e estradës e bëhet vet si ato (Video)

Vetëm disa muaj ka zgjatur zotimi i Adelina Ismailit se do të largohet nga muzika dhe se nuk do të kthehet më si dikur.

Në nëntor të vitit të kaluar Adelina Ismaili, kishte deklaruar në një intervistë televizive se nuk do të kehthet më në muzikë.

Kur ishte pyetur se a do të kthehet në skenë, Adelina ishe përgjigjur me një “Jo” bindese.

“Tamam si këngëtare jo, me hy me dal jo, ama do të rikthehem në tjetër send, në aktrim”, kishte thënë këngëtarja.

Por nuk kaluan shumë kohë dhe Adelina u rikthye këtë vikend me këngë “T’iqe”, një këngë e cila përmes ironisë “thumbon” koleget e saj, e që nga deklaratat e më hershme duket se as vet ajo nuk ndryshon nga “T’iqet”, shkruan Magazina.al

Në fakt kjo nuk është hera e parë që Adelina “kapet” me koleget e saj, pasi ajo e kishte quatur shwbizin shqiptar edhe si biznes prostitucioni, e që kishte ngritur një debat mes kolegëve të saj, të cilët ja kishin kujtuar se ishte e para që kishte nisur këtë ‘biznes”.

Gjithsesi, ndonëse e paraqet veten si më të arrirë se të tjerët, në fakt Adelina nuk po refuzon asnjë paraqitje televizive, bile edhe aty ku shkon edhe Linda Morina.

Rikthimi i saj, nuk është pritur aq me entuziazëm, pasi kënga ka dy ditë që ka dal dhe në Youtube nuk është se ka arritur ndonjë shifër të lart klikimesh, deri tani numron pak më shumë se 300 mijë, e që në krahasim me shumë “T’iqe” të estradës të cilat për 24 orë marrin miliona klikime, është dështim.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads