Home Botë E moshuara, si një vrasëse profesioniste, vret investitorin e ndërtimtarisë në Beograd...

E moshuara, si një vrasëse profesioniste, vret investitorin e ndërtimtarisë në Beograd (Video)

309
0
SHARE

 

Opinionin serb është tronditur nga krimi që ndodhi në fillim të këtij muaji në lagjen e Beogradit “Zvezdara”.

Pensionistja 70-vjeçare, Stojanka Stojanoviq, e vrau në rrugë ndërmarrësin dhe investitorin e ndërtimtarisë, Zoran Trifunoviq.

Siç raportojnë mediat serbe, e moshuara ishte në konflikt me investitorin e ndërtimtarisë rreth tokës në të cilën Trifunoviq donte të ndërtonte një shtëpi pesëkatëshe.

Siç tha ajo, Trifunoviq e kishte kërcënuar disa herë atë dhe gjithë familjen e saj. Në shtëpinë e saj ishin futur disa burra dhe kishin demoluar gjithçka që kishin hasur kurse anëtarët e familjes i kishin rrahur, përcjell Telegrafi.

Djali i pensionistes ka treguar se nëna e tij më nuk ishte në gjendje t’i rezistonte presionit, prandaj e kishte vrarë investitorin.

Mediat serbe kanë publikuar pamjet tronditëse të vrasjes, në të cilën shihet se si gruaja e moshuar në rrugë i afrohet Trifunoviqit, nxjerr armën nga një valixhe dhe e qëllon viktimën në qafë nga një distancë e afërt. Edhe pasi rrëzohet Trifunoviqi, Stojanka shtie mbi të edhe me dy plumba të tjerë, njëri e qëllon në bark e tjetri në kokë.

Ndryshe, ndaj investitorit të vrarë në gjykatë janë zhvilluar proceduar për shpifje, shkelje të ligjit të ndërtimit dhe përdorimit të paautorizuar të drejtës së autorit, falsifikimit të dokumenteve, grabitje dhe shkaktimit të lëndimeve të rënda trupore.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of