Home Jetë 7 sekretet e gjuhës së trupit që duhet t’i mësojmë nga njerëzit...

7 sekretet e gjuhës së trupit që duhet t’i mësojmë nga njerëzit e suksesshëm

66
0
SHARE

Thonë që trupi e ka gjuhën e vet dhe nganjëherë ajo flet më shumë se sa vetë fjalët. Studimet e fundit kanë treguar se njerëzit, të cilët dinë të komunikojnë me efektivitet, përdorin sinjale joverbale, që tregojnë shkallë më të lartë të inteligjencës emocionale. Ja disa prej shprehive të gjuhës së trupit, të cilat do t’ju ndihmojnë të bëheni njerëz më të suksesshëm:

1.Qëndro i ulur drejt- Kërrusja në karrige, vendosja e bërrylave në tavolinë dhe mbulimi i fytyrës me duar janë shenja të mosrespektit. Ato tregojnë se ju nuk keni interesim në atë që po thuhet. Në të kundërt nëse qëndroni drejt, tregoni se keni vetëbesim. Kujtoni sa më shumë hapësirë që zë trupi juaj, aq më të suksesshëm do të dukeni. 2.Përdorni gjestet në mënyrën e duhur- Nëse e ekzagjeroni me lëvizje, njerëzit do të mendojnë se jeni duke gënjyer apo jeni duke tentuar të fshihni diçka. Në anën tjetër, gjestet e hapura tregojnë se ju nuk keni asgjë për të fshehur.

3.Hapni krahët- Asnjëherë mos i kryqëzoni duart. Me këtë ju jepni sinjal që nuk jeni fleksibël dhe nuk pajtoheni me atë që po thuhet. 4.Mos i prekni flokët- Njerëzit të cilët gjatë gjithë kohës i prekin flokët e tyre tregojnë se janë të pasigurtë dhe iu mungon vëmendja. Mos i prekni flokët dhe përpiquni të fokusoheni në komunikim të natyrshëm.

5.Buzëqeshni-Edhe pse buzëqeshja nuk e përkrah idenë se keni karakter të fortë, në vendin dhe kohën e duhur tregon se ju e keni në kontroll situatën, pavarësisht rrethanave.

6.Kontakti me sy- Kjo është gjëja më e rëndësishme që duhet ta mësoni për gjuhën e trupit. Nëse ju e shmangni kontaktin me sy, tregoni se jeni të pasigurt dhe keni diçka për të fshehur. Duhet të tentoni ta mbani kontaktin me sy në mënyrë natyrale për të dhënë mesazhin e duhur.

7.Shtrëngimi i duarve- Asnjëherë mos jepni shtrëngim të dobët duarsh. Nuk është e thënë ta shtrëngoni fortë dorën e tjetrit, mirëpo sigurohuni që kur të shtrëngoni duart me dikë të dukeni të sigurt dhe me besim në vete.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of