Home Astrologji 7 leksione jete që duhet të mësojmë nga shenja e Luanit

7 leksione jete që duhet të mësojmë nga shenja e Luanit

72
0
SHARE

Bëjeni pasqyrën një prej miqve tuaj më të mirë

Ka ditë në të cilat nuk ndihemi të bukur dhe askush nuk na bind dot për të kundërtën. Dhe sigurisht, është pjesë e qenies njerëzore. Në këto ditë, është dyfish e rëndësishme të përqendrohesh tek gjërat që të pëlqejnë ty. Janë flokët? Buzëqeshja? Sensi i humorit? Pasqyra është vetëm mikesha jote dhe asnjëherë armike, thjesht mos fito varësi prej saj.

Kujdesuni për veten

Thonë se vaniteti i tepërt nuk është i mirë dhe Luanët janë më vanitozët e Zodiakut. Natyrisht, asgjë e ekzagjeruar nuk është e mirë, por është e rëndësishme të mësoni nga kjo qasje prej luanësh. Kujdesuni për trupin me përkushtim, vlerësoni atë që duhet vlerësuar, dukuni mirë për veten dhe jo për të tjerët, bëjeni yllin tuaj të shkëlqejë siç ju pëlqen ju.

Jini bujar me veten dhe të tjerët

Luanëve ju pëlqen të ndihmojnë dhe janë shumë të kënaqur kur shohin të  tjerët të lumtur, prandaj janë miq të cilëve mund t’u kërkoni këshilla gjithmonë. Por përveç motos ‘mirësjellja gjeneron mirësjellje’, nuk duhet të lëmë veten mënjanë sepse ndonjëherë duhet të vëmë veten të parët dhe të jemi mbretër të xhunglës sonë.

Jetoni më shumë në funksion të vetes dhe më pak në funksion të palëve të treta

Mund të lexoni çdo lloj horoskopi: Luanët përshrkruhen ndryshe si shpirti i festës, ata që dalin të parët në pistën e vallëzimit dhe largohen kur fiken dritat. Si thoni sikur t’i ndiqni këto këshilla dhe ta shijoni pistën vetëm për vete, pa u shqetësuar për opinionin apo kënaqësitë e të tjerëve? Shijojeni shoqërinë tuaj, ndajeni lumturinë e cila nuk varet gjithmonë nga të tjerët.

Shijoni bukurinë e momenteve të thjeshta të jetës

Edhe pse me famën e madhështisë, Luanët dinë gjithashtu si të shijojnë një film në shtëpi kur jashtë bën ftohtë, ose një mbrëmje të mbështjellë nën batanije me ushqim. Çelësi është të shijoni çdo moment të mundshëm, edhe nëse nuk jeni duke bërë atë që ju pëlqen më shumë. Çdo sekondë është unik dhe ka gjithmonë diçka të re për t’ju ofruar.

Kërkues në masën e duhur

Njerëzit e lindur nën shenjën e Luanit kanë tendencë të ‘pushtojnë’ dhe të kërkojnë gjithnjë e më shumë. Ç’të keqe ka këtu? Në fund të fundit është rëndësishme të kesh objektiva në jetë, por është gjithashtu thelbësore të kujtosh se jo gjithçka është gjithmonë e arritshme. Edhe nëse nuk bëhet, është prapë Ok.

Mos harroni se shoqëria juaj është më e mira

Një prej cilësitë më të mira të vetëbesimit të ‘mbretërve të xhunglës’ është se  nuk kanë nevojë për askënd t’i bëjë të ndihen të plotësuar e të lumtur. Mesazhi i tyre është se i vetmi person që ke në krah, është vetja jote. Ok, ndoshta nuk është i vetmi, apo jo?

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of