
Reperi ka treguar se ka përfunduar një këngë bashkë me super-artistët botërorë.
Duket se së shpejti do të vijë një këngë që fansat mezi presin ta dëgjojnë.
Janë bërë bashkë në një këngë reperët e suksesshëm, 50 Cent dhe Eminem, bashkë me super-artistin britanik, Ed Sheeran, përcjell Gazeta Express.
Me anë të një postimi në Twitter, Fifty ka thënë: “Kam inçizuar një këngë mbrëmë me Eminem dhe Ed Sheeran, jamë kënaqur shumë dhe do të jetë zjarr”.
Reperët kanë bashkëpunuar shpesh mes vete, ndërsa Eminem dhe Sheeran vitin e kaluar kanë sjellë hitin ‘River’.