Home Ballina Ky është Personi që vrau gruan, renë dhe vetën

Ky është Personi që vrau gruan, renë dhe vetën

86
0
SHARE

Në rrjetet sociale është publikuar fotografia e burrit që dyshohet se vrau gruan dhe renë e tij, e pastaj edhe vetën.

Një vrasje e trefishtë ka ndodhur sot në një familje të lagjes Dardania në Prishtinë, raporton Gazeta Expess.

Burri dyshohet se vrau gruan dhe renë e tij, e krejt në fund kreu vetëvrasje.

Burime të Gazetës Express brenda Pokurorisë së Shtetit, kanë treguar edhe identitetet e tre personave që u vranë rreth orës 13 të ditës së sotme.

“Burri që e ka vra veten emrin Hasan Krasniqi, gruaja Hysnije, reja Remzie”, ka treguar Prokuroria.

Sipas këtyre burimeve, thuhet se familja Krasniqi ka pasur probleme të vazhdueshme, ndërsa burri që dyshohet se kreu vrasjet kishte probleme psikike.

“Këta kanë pasë probleme të vazhdueshme familjare, dhunë në familje, dhe çrregullime mendore”, thuhet në përgjigjen brenda Prokurorisë.

Të njëjtat arsye pse mund të jetë kryer krimi i kanë dhënë edhe fqinjët e ndërtesës për Gazetën Express.

Ata kanë treguar se kanë dëgjuar shpesh zhurmë nga banesa e familjes Krasniqi.

Ndërsa kanë treguar se burri që dyshohet se i vrau familjarët e tij dhe veten kishte probleme mendore dhe edhe më herët ka tentuar të vrasë gruan e tij me armë zjarri.

Bëhet e ditur se në momentin kur ndodhi ngjarja tragjike, në vendin ku ndodhi rasti kishte qenë prezent edhe një fëmijë.

Dy orë pasi që ndodhi krimi, 2-vjeçarja është nxjerrë nga aty nga familjarët pasi që hetuesia kreu hetimet e para.

Ndërsa akoma nuk janë nxjerrë tre trupat e pajetë të familjarëve, Ekipi i forenzikës gjendet akoma brenda banesës.

Policia e ka rrethuar të gjithë ndërtesën në lagjen Dardania, ndërsa banorët e atij blloku janë evakuuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka folur nga vendi i ngjarjes ku ka treguar edhe detajet të cilat policia ka mundur t’i sigurojë nga informacionet e para që ka marrë.

“Ekipet mjekësore, mjekësia ligjore, forenzika dhe të gjitha njësitë përkatëse janë në vendin e ngjarjes. Fillimisht nga informacionet që posedojmë deri më tani fjalë për një vrasje që është cilësuar vrasje e dyshimtë, një person të gjinisë mashkullore të vitit të lindjes 1958, një grua të vitit të lindjes 1959 dhe një grua tjetër të vitit të lindjes 1991. Vrasje”, ka thënë Kelani, transmeton Express.

Kelani ka shtuar se nga informacionet e para bëhet e ditur se fillimisht i dyshuari e kishte vrarë gruan e tij, më pas nusen e djalit dhe në fund ka bërë vetëvrasje.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of