Jetë

10 karakteristikat e grave të forta

  1. Dinë të rrinë vetëm

Një grua e fortë ka mësuar vlerën e vetmisë, sepse ajo ka besim në forcën e saj. Kjo nuk do të thotë se është e paaftë për të dashur apo për të shijuar shoqërinë e njerëzve të tjerë. Kjo do të thotë të kundërtën. Në sigurinë e vetë-mjaftueshmërisë, ajo mund të jetojë marrëdhënie me të tjerët pa ankthin e varësisë prej tyre, por vetëm me gëzimin e këtyre lidhjeve, në një mënyrë të ndershme dhe të relaksuar.

  1. Nuk është e lehtë t’i kushtëzoni ato

Askush nuk është më i fortë se ata që kanë guximin të mbështesin idetë e tyre. Gratë e forta kapen fort pas asaj që besojnë se është e drejtë dhe luftojnë për ta mbrojtur atë.

  1. Ato dinë të kapërcejnë momentet e krizës

Kur jeta i sulmon ato reagojnë me veprime. E kundërta, domethënë dobësia, i përgjigjet krizave duke mbetur e palëvizur dhe e fshehur. Tek njeriu, veprimi do të thotë të sulmosh problemin. Mendimi, duke reflektuar dhe ri-elaboruar situatën pa bërë asgjë, do të thotë ikje prej problemit.

Gruaja e fortë nuk e përdor mendimin si një ikje nga problemi, ajo e di se kjo nuk është zgjidhje.

  1. Falin

Thonë se gjithçka kalon me kalimin e kohës. Nuk është e vërtetë. Tejkalimi i një situate të pakëndshme nënkupton vetëdijen. Nëse doni të falni dikë, nuk mund të prisni vetëm që zemërimi të kalojë, ju duhet të vendosni me vetëdije të dëshironi të bëni këtë gjë.

  1. Nuk u bëhet vonë për jetën e të tjerëve

Eshtë e panevojshme të shpenzosh energji për të patur zili dikë, jeta e të cilit është vetëm sipërfaqësisht e njohur.

  1. Ato nuk kërkojnë përsosmëri

As estetike, as në punë, as familje. Ato nuk kërkojnë përsosmëri sepse e kanë kuptuar se përsosmëria nuk ekziston. E vetmja gjë që mund të kërkoni është qetësia për të qenë në gjendje të shikoni në pasqyrë dhe të thoni që, sidoqoftë, unë e kam provuar gjithmonë.

  1. Ato nuk duan të ndalen, duan të jetojnë jetën në plotësinë e saj

Mund të uleni dhe të vështrojmë atë që kemi. Ose mund të ecim dhe të shohim se çfarë kanë të tjerët.

Gratë e forta nuk jetojnë në këtë mënyrë, duan të jenë protagoniste, roli i spektatorëve u rri shumë ngushtë.

  1. Kanë kurajë të largojnë njerëzit që janë të këqij për jetën e tyre

Ka gjithmonë një moment kur e kuptoni se personi tjetër pranë jush, më shumë ju bën keq, se sa mirë. Në atë moment duhet ta lëshoni atë dhe të hiqni qafe këtë marrëdhënie toksike.

Por duhet shumë forcë për të vendosur të braktisni dikë që nuk dëshiron të largohet.

  1. Ato kultivojnë lidhjet me të tjerët

Të dish se si të jesh vetëm dhe të dish se si të zgjedhësh cilët njerëz të mbash në jetën tënde është hapi i parë për të rritur marrëdhëniet me njerëzit.

  1. Ato e dinë se si të buzëqeshin me sinqeritet

Gratë e dobëta janë ato që përballen me jetën me ankesa, viktimizëm dhe shqetësimin e të jetuarit të një fataliteti. Gratë e forta i shikojnë ato dhe buzëqeshin sepse e dinë se mund t’ia dalin.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads