Futboll, Sport

​Tre të arrestuar për racizëm në ndeshjen Tottenham – Chelsea

 

Tre persona janë arrestuar me akuzën se e kanë prishur rendin publik përmes thirrjeve raciste, vetëm disa minuta para se të fillonte ndeshja gjysmëfinale e Carabao Cup, të cilën Tottenhami e fitoi me rezultat 1-0 kundër Chelseat.

Tre personat u arrestuar vetëm 20 minuta para se të fillonte ndeshja në Wembley, pasi që ata ishin dëgjuar duke bërë thirrje raciste. Një person i katërt u arrestua pasi policia zbuloi se ai kishte drogë me vete, transmeton Gazeta Express.

Që të dy klubet kishin kërkuar nga tifozët e tyre që të silleshin mirë gjatë ndeshjes, mirëpo kjo kërkesë nuk u plotësua plotësisht. Mirëpo, ende nuk dihet nëse personat e arrestuar ishin tifozë të Chelseat apo Tottenhamit.

Ky incident vjen vetëm disa ditë pasi një tifoz i Chelseat u gjobit me 1 mijë euro dhe ia ndalua përcjellja e ndeshjeve në stadiume për tri vite, pasi u zbulua se ai kishte bërë thirrje homofobike gjatë një ndeshjeje të klubit londinez.

Muajin e kaluar, Chelsea ia ndaloi ardhjen në stadium edhe katër tifozëve të tjerë, të cilët e kishin abuzuar në baza racore yllin e Manchester Cityt, Raheem Sterling, gjatë një ndeshjeje në Premierligë.

Për më tepër, edhe në dhjetor, Chelsea u ballafaqua me kritika pasi që tifozët e klubit anglez kishin bërë thirrje raciste kundër çifutëve në një ndeshje të Evropa Ligës, kur MOL Vidit në Hungari.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads