Home Futboll ​Trajneri i PSG-së: Dembele është pak i çmendur

​Trajneri i PSG-së: Dembele është pak i çmendur

11
0
SHARE

 

Trajneri i Paris Saint-Germainit, Thomas Tuchel, e ka lavdëruar yllin e Barcelonës, Ousmane Dembele, mirëpo e ka cilësuar atë si pak të çmendur.

Dembele është përballur me mjaft shumë kritika për sjelljen e tij gjatë këtij sezoni, veçanërisht për vonesat në seancat stërvitore, mirëpo ai gjithashtu ka arritur që të jetë në formë të mirë në La Liga, transmeton Gazeta Express.

21-vjeçari e ka zemëruar shpeshherë gjatë këtij sezoni trajneri Ernesto Valverde për vonesat në seancat stërvitore, mirëpo ai ka arritur që në fushën e lojës të krijojë disa momente brilante, të cilat në disa raste kanë qenë vendimtare për Barcelonën.

Tuchel kishte punuar me Dembelen për një sezon në Borussia Dortmund gjatë sezonit 2016/2017. Francezi kishte arritur t’i shënonte 10 gola dhe t’i bënte 21 asiste për klubin gjerman gjatë atij sezoni, duke e arritur kështu transferimin në Barcelonë për 105 milionë euro.

“Ousmane është një lojtar i mrekullueshëm, ai është me të vërtetë i talentuar. Mund ta shikoj atë duke stërvitur çdo ditë. Ai është gjithashtu një njeri fantastik. Është pak i çmendur. Ai është djalë i mirë, por pak i çmendur”, ka thënë Tuchel.

“Nëse ai përqendrohet, ai mund ta arrijë nivelin më të lartë. Kur fola me të për herë të parë, ai më tha se dëshironte të luante për Barcelonën. Aty ka arritur tani”.

Leave a Reply

  Subscribe  
Notify of