Futboll, Sport

​Ronaldo ia mohon Dybalas një gol të jashtëzakonshëm

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme kundër Young Boys, Paulo Dybala e bëri një gjuajtje mbresëlënëse nga jashtë zonës së portierit dhe topi përfundoi në rrjetë. Por, goli ishte i parregullt pasi që Cristiano Ronaldo, i cili ishte në pozitë jashtë loje, e kishte prekur topin me kokë.

Young Boys e pritën në shtëpi mbrëmë skuadrën e Massimiliano Allegrit për ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve. Zviceranët e fituan këtë ndeshje me rezultat 2-1, shkruan Gazeta Express.

Mirëpo, rezultati mund të ishte më i mirë për italianët pasi që minutën e fundit të ndeshjes, Juventusi e shënoi një gol, i cili mund të kishte qenë goli i barazimit, por goditjen e Dybalas e preku Ronaldo, i cili ishte në pozitë jashtë loje dhe goli u anulua.

Përkundër kësaj disfate, Juventusi u kualifikuar në fazën e 16 më të mirëve si fitues i grupit, pasi që edhe Manchester Unitedi u mposht nga Valencia.

Një gol si ky i Dybalas iu ishte anuluar edhe vetë Ronaldos për të njëjtën arsye. Ai kishte qenë afër shënimit të një goli të mrekullueshëm për Kombëtaren e Portugalisë, mirëpo topin e kishte devijuar Nani, i cili kishte qenë në pozitë jashtë loje. Ky incident e kishte zemëruar mjaft shumë yllin e Juventusit.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads