Futboll, Sport

​Kjo është blerja e re e Barcelonës

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka bërë të ditur se gjatë afatit kalimtar të janarit skuadrës së tij do t’i shtohet edhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Moussa Wague, i cili është pjesë e Barcelonës B.

Barcelona planifikon ta përdorë mbrojtësin senegalez gjatë fazës së eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve. Përveç tij, edhe kolumbiani, Jeison Murillo, do të ketë mundësi nga viti i ardhshëm të luajë për Barcelonën.

Kjo gjë u konfirmua nga Valverde gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes kundër Celta Vigos, ku u pyet për mungesën e lojtarëve të rinj nga akademia të ekipin e parë të Barcelonës.

Wague e theu rekordin për lojtarin më të ri afrikan që ka arritur ta shënojë një gol në turneun e Kupës së Botës dhe tani do ta ketë mundësinë të luaj përkrah Riqui Puig e Mirandës, veçanërisht në Copa del Rey, ku Valverde synon t’i pushojë titullarët e zakonshëm.

Senegalezi i mbushi 20 vjeç në tetor dhe u transferua në Barcelona B nga KAS Eupeni. Ai debutoi vonë për shkak të disa probleme burokratike që e pamundësuan përfshirjen e tij me ekipin e parë të katalonasve.

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads