Futboll, Sport

​Këto janë çiftet e mundshme të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve

Mbrëmë u zhvilluan ndeshjet e fundit të fazës së grupeve të këtij sezoni të Ligës së Kampionëve, dhe tanimë dihen të gjitha klubet të cilët do ta garojnë në mesin 16 më të mirëve në garën më prestigjioze të futbollit në Evropë.

Shorti do të mbahet më 17 dhjetor, të hënën, në Nyon të Zvicrës. Ora e kësaj ngjarjeje nuk është konfirmuar ende nga UEFA, por tanimë dihen 16 skuadrat që do të marrin pjesë në këtë short, transmeton Gazeta Express.

UEFA nuk lejon që klubet të cilat vijnë nga i njëjti vend dhe klubet të cilët kanë qenë në të njëjtin grup këtë sezon të ndeshen mes vete në këtë fazë. Ekipet të cilat i kanë fituar grupet mund të ndeshen vetëm me ekipet që janë kualifikuar nga pozita e dytë.

Kundërshtarët e mundshëm të Manchester Cityt: Roma, Ajax, Schalke, Atletico Madrid.

Kundërshtarët e mundshëm të Manchester Unitedit: PSG, Barcelona, Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayern Munich, Porto.

Kundërshtarët e mundshëm të Tottenhamit: PSG, Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayern Munich, Porto, Juventus.

Kundërshtarët e mundshëm të Liverpoolit: Borussia Dortmund, Real Madrid, Bayern Munich, Porto, Juventus, Barcelona.

Kundërshtarët e mundshëm të PSG-së: Manchester United, Tottenham, Schalke, Atletico Madrid, Ajax

Kundërshtarët e mundshëm të Barcelonës: Manchester United, Schalke, Roma, Liverpool, Ajax, Lyon

Kundërshtarët e mundshëm të Real Madridit: Manchester United, Schalke, Tottenham, Liverpool,  Ajax, Lyon

Kundërshtarët e mundshëm të Juventusit: Schalke, Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Atletico Madrid, Ajax, Lyon

Kundërshtarët e mundshëm të Atletico Madridit: Porto, Bayern Munich, Juventus, Manchester City, PSG

Kundërshtarët e mundshëm të Bayern Munichut: Roma, Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Manchester United, Lyon

Kundërshtarët e mundshëm të Borussia Dortmund: Roma, Tottenham, Liverpool, Manchester United, Lyon

Kundërshtarët e mundshëm të Ajaxit: Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto,  Real Madrid, Manchester City, Juventus

Kundërshtarët e mundshëm të Portos: Roma, Atletico Madrid, Tottenham, Liverpool, Manchester United, Lyon, Ajax

Kundërshtarët e mundshëm të Schalkes: Barcelona, PSG, Real Madrid, Manchester City, Juventus

Kundërshtarët e mundshëm të Romës: Borussia Dortmund, Barcelona, PSG, Porto, Manchester City, Bayern Munich.

Kundërshtarët e mundshëm të Lyonit: Borussia Dortmund, Barcelona, Porto, Real Madrid, Juventus, Bayern Munich.

 

Subscribe
Notify of
0 Komente
Inline Feedbacks
View all comments

ads

Ads